KSHH monitoron zgjedhjet: Procesi me mangësi e probleme

437
Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kane paraqitur një raport për monitormin e zgjedhjeve deri në orën 13.00. KSHH po monitoron ecurinë e procesit zgjedhor në 9 qarqe të vendit si Tirana, Durres, Kukës, Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.
-Kemi konstatuar se në rreth 50% te Qendrave të Votimit të monitoruara, procesi i votimit ka filluar me një vonesë nga 15 – 40 minuta. Arsyet jane te ndryshme si, mungesa e komisionereve, mungesa në bazën materiale, etj;
-Janë vërejtur mangësi dhe probleme me materialet e votimit;
-Janë vërtetuar tre raste të votimit familjar, në Bashkinë Tiranë QV 2041/1 dhe në një QV pranë Shkollës ”Bajram Curri” dhe një rast në QV nr. 4278, Bashkia Gjirokastër;
-Janë vërejtur simbole të subjekteve politike në afersi te QV si pranë Shkolles ”Bajram Curri”, Bashkia Tiranë;
-Ka patur raste të vendosjes në kundërshtim me ligjin të gabuar të dhomës së fshehtësisë në dy QV në Bashkinë Tirane, konkretisht në QV nr. 1890 dhe QV nr. 1883/1;
-Janë manifestuar sjellje në kundërshtim me ligjin nga anëtare të QV-ve, si p.sh në QV1853/1 ose anetari i KQV nr. 4507/2, qarku Gjirokaster që mbante veshje me simbole partiake.
-Jane konstatuar dy sjellje joligjore të votuesve në Tirane, një votues në QV nr. 1757 tentoi të marre me vehte fleten e votimit dhe nje votues tjeter që fotografoi votën e tij ne QV nr. 1728, Bashkia Tiranë
Ndërkohë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka konstatuar disa praktika në kundërshtim me ligjin që po zbatohen nga KQV:
1. Në QV nr. 1691/1, tek Shkolla Nëntëvjecare “Ali Demi”, ZAZ nr. 31, Bashkia Tiranë, nga KQV nuk është administruar Vërejtja me shkrim e Vëzhgueses së KShH dhe është tentuar që ajo të nxirret jashtë nga QV edhe pse është konstatuar që një person ka votuar për dy zgjedhës të tjerë njëkohësisht, në kundërshtim me nenin 106, të Kodit Zgjedhor. Pengimi i Vëzhguesit për të kryer detyrën e tij është në kundërshtim me nenin 7, germa b), të Kodit Zgjedhor. Ky person nuk ka bërë Deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV, në kundërshtim me Nenin 108, Pika 3, të Kodit Zgjedhor
2. Në QV nr. 1883, 1883/1, 1910, 19101, 1911, 1911/1, 1912, 1912/1, 19122, 1914, 1914/1, 1915, 1915/1, 1916 dhe 1916/1 është konstatuar një praktikë e kundraligjshme. Pasi jepej Fleta e votimit Votuesit, Kryetari i KQV bërtistë me zë të lartë emrin, mbiemrin e votuesit si dhe nr rendor në listë. Pas Pyetjes tonë, na u tha se kjo bëhej me qëllim vënien në dijeni të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore dhe se kështu ishin udhëzuar nga KQZ. Kjo praktikë është në kundërshtim me nenet 105 dhe 106, të KZ lidhur me paraqitjen e zgjedhësit në QV si dhe procedurën e votimit
3. Në QV nr. 1883/1 është konstatuar se dhoma e fshehtë e votimit është vendosur në mënyrë të tillë që mund të dallohej nga hyrja në QV shënimi në Fletën e Votimit, duke cënuar fshehtësinë e votës, në kundërshtim në kundërshtim me Pikën 1, të Nenit 109, të KZ.KShH e gjykon të nevojshme të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si organin më të lartë shtetëror për administrimin e zgjedhjeve, me qëllim të ndërhyjë për parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të mësipërme. 
Sigal