Kryetari i PD-së Basha në Korçë: Do të ulim me 20% energjinë elektrike, çmimin e naftës dhe do të lehtësojmë aktivitetin e bizneseve

755
Sigal

Do të heqim taksën “Rama” dhe do të lehtësojmë aktivitetin e bizneseve

Vepror Hasani

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i Partisë Demokratike, dega Korçë, Andrea Mano, deputetët e këtij qarku dhe qytetarë të shumtë, në fjalën e tij, drejtuar banorëve të qytetit të Korçës mes të tjerash tha: Qytetarët e Korçës kanë marrë një vendim, njësoj si të gjithë qytetarët e Shqipërisë: te jeni ju zotër në shtëpinë tuaj; jo më krim i organizuar, jo më  banda dhe hajdutë, që kanë 6 vite që jetojnë me djersën tuaj, me të ardhurat tuaja që i marrin përmes gjobave dhe taksave, dhe jetojnë duke shkelur mbi dinjitetin tuaj. Të gjithë e dinë që për çdo 10 lekë që qeveria ka hedhur në Korçë, 5 lekë i kanë vjedhur oligarkët, banditët, Edi Rama, Niko Peleshi, Filo dhe banda e ragamëve me shokë; ky është sistemi që kanë ngritur. Me Edi Ramën nuk ka integrim në Bashkimin Evropian. Gjashtë vite dyert e Evropës kanë mbetur të mbyllura dhe të mbyllura do të mbeten me një qeveri që ka ardhur pushtet me krimin dhe që i shërben krimit, kriminelëve dhe oligarkëve grabitqarë. Me Edi Ramën nuk ka mirëqenie, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim. Me Edi Ramën ka vetëm grabitje, vetëm vjedhje, vetëm pasurim të një grushti njerëzish në kurrizi tuaj, të familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj, të të ardhmes tuaj. E gjithë Shqipëria vidhet që të pasurohet Edi Rama dhe banda e tij.

Edi Rama erdhi në krye të qeverisë me votë të vjedhur

Në vijim të fjalës së vet, Basha tha: Tani e gjithë bota e ka marrë vesh që është kapur me duart në zgjedhje dhe me duart në taksën e shqiptarëve. Vetëm dy afera mjaftuan për t’i treguar botës mbarë se ky nuk është një kryeministër, por një kryehajdut, që bashkë me bandën e tij, i vodhën votën shqiptarëve në 2017, në bashkëpunim me krimin e organizuar. Këtë e dini ju këtu në Korçë, këtë e dinë në Elbasan, e dinë Shkodër e në Vlorë, e dinë në Lezhë e në Dibër, e dinë në Tiranë, e di gjithë Shqipëria, e di gjithë bota. Në Evropë nuk shkohet pa zgjedhje të lira, në Evropë nuk shkohet me politikanë të lidhur me krimin, që ulen në karriget e Parlamentit dhe aprovojnë ligje kundër qytetarëve. Në Evropë nuk shkohet  me një Parlament dhe më një qeveri që në vend që t’i mbrojë dhe t’i përfaqësojë qytetarët, i vjedh, i dhunon dhe pastaj i tall dhe i përqesh, ky kryehajdut dhe banda e tij; të gjithë e kanë kuptuar këtë. Por ne nuk kemi rrugë tjetër, nuk ka shpëtim tjetër përveç rrugës tonë të vlerave evropiane.  Evropë do të thotë mbi të gjitha zgjedhje të lira; Evropë do të thotë një qeveri, që është në krahun tuaj; Evropë do të thotë vlera, do të thotë liri, mirëqenie, mundësi, punësim, paga, kushte dhe dinjitet për të gjithë; dhe mbi të gjitha mundësi për rininë, për shkollim dhe punësim.

Qeveria që vjen me votë na çon drejt Evropës

Ndër të tjera Basha tha: Të gjitha këto janë të mundura në qoftë se kemi një qeveri, e cila vjen me votë dhe mban premtimet. Qeveria që nuk mban premtimet duhet largohet dhe aq më shumë një qeveri që nuk ka ardhur me votë, por ka ardhur me ndihmën e krimit të organizuar.

Ndaj kërkesat tona janë të drejta, të thjeshta, dhe kanë vetëm një përfundim; fundin e hajdutëve dhe  fitoren e popullit. Fundin e hajdutëve dhe  çuarjen e tyre para drejtësisë, para një drejtësie duarzgjidhur,  dhe jo si kjo sot që mbron banditët, mbron Vangjush Dakon me shokë, mbron Sajmir Tahirin me shokë, mbron hajdutët e kapur në vjedhje, mbron trafikantët e kapur në vjedhje, dhe çon përpara drejtësisë denoncuesit, ata që denoncuar krimin. Të jeni krenar me djalin tuaj që i keni dhënë votën  Ervin Saljanji, dhe me të gjithë deputetët këtu të qarkut,  profesoreshën Vali Duka, inxhinier Hekuran Islami, Klevis Balliu,të cilët nuk ka nevojë për imunitet dhe privilegje; ata i dorëzuan për të qenë në krahun tuaj; nuk mund të ishin në krah të kriminelëve dhe të hajdutëve, por janë e do të jenë në krahun tuaj, siç jam unë dhe e gjithë Partia Demokratike…” Në fund të fjalës së tij, Basha u bëri thirrje korçarëve për një pjesëmarrje masive, në dt 16, ora 11, në Tiranë.

Premtime për biznesin dhe qytetarët   

Më herët Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një takim me biznesin e vogël dhe qytetarët, të cilëve u premtoi:

  • Do të heqim Taksën “Rama” mbi naftën me 300 lekë; efekti do të jetë i menjëhershëm te

biznesi dhe qytetarët: Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lekë;

Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lekë në muaj vetëm nga ulja e çmimit të naftës;

Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Ulja e çmimit të naftës do të çojë energji të reja në ekonomi, do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të rrisë çmimin dhe qarkullimin.

  • Premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike. Ulja e çmimit të naftës dhe e çmimit të

Energjisë; vetëm një taksë 0.5% për biznesin. 

  • Ulja e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të jetë 20%. Kjo

do t’ju krijojë mundësinë bizneseve siguri në aktivitetin e tyre dhe në punësimin e dikujt tjetri

  • Bizneset me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të klasifikohet si biznes i vogël.

Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajnë vetëm një taksë lokale dhe qendrore bashkë. 0.5% të xhiros vjetore.

Me këtë taksë do të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Me vendosjen një pullë në xham, prania e çdo inspektori do të konsiderohet e paligjshme. Këto masa do të përmirësojnë klimën e biznesit si punësuesi më i madh. “Por pa larguar këtë qeveri të kapur duke ju vjedhur, asgjë nuk mund bëjmë dot. Ju pres më 16 shkurt!