Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës

602
Sot, më 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,z.Gramoz Ruçi, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.
Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës z.Ilir Meta, Kryeministri  z. Edi Rama, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Behgjet Pacolli, ministra, deputetë e personalitete të tjerë shtetërore dhe të qeverisjes vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete kulturore dhe intelektuale, si edhe qytetarë të Vlorës.
Më pas, Kryetari i Kuvendit mori pjesë  në homazhet në varrin e Ismail Qemalit, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë së pavarur.
Sigal