Kryeparlamentari Gramoz Ruçi/ Ndryshimi i sistemit zgjedhor është problem kushtetues. Diskutimi i Kodit Zgjedhor nis në 30 qershor

339
Sigal

Kryeparlamentari Ruçi: Ndryshimi i sistemit zgjedhor është problem Kushtetues, diskutimi nis më 30 qershor

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi dje se në 30 qershor do të nisë mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit  për të diskutuar gjatë gjithë muajit korrik, kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit. Kryeparlamentari  Ruçi tha, se çështja e sistemit zgjedhor, është problem  kushtetues dhe nuk e ka tagër ky komision të ndryshojë kushtetutën, por  ka vetëm Kodin. Kryeparlamentari Ruçi: “Sistemi është problem kushtetues, nuk e ka tagër ky komision  të ndryshojë kushtetutën,  ka vetëm Kodin. Sa i përket transparencës  së procedurës, e vetmja nisëm është firma e 28 deputetëve që ju i anatemuat, që sipas rregullores së Parlamentit, në datën 30 qershor starton mbledhja e parë, dhe do vazhdojë gjatë gjithë muajit Korrik. Jeni të ftuar të jepni mendimet. Komisioni i reformës elektorale ka punë vetëm me Kodin Elektoral,  jo me sistemin. Ai është target kushtetues dhe ka procedura të tjera, e keni institucionalizuar  në datën 15, në datën 30 që plotëson fiks dy javë, zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit të Ligjeve”.