“U çmalla me bilbilin e Gjirokastrës”, Presidenti Meta takon Petrit Lulon

346
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar një takim me Petrit Lulon, të cilin e ka quajtur “bilbilin e Gjirokastrës”.

Meta ka postuar edhe vargje të një kënge të Lulos, ku ai i thur vargje qytetit të lindjes, Gjirokastrës.

POSTIMI:

Ne dje u çmallëm me Bilbilin e Gjirokastrës, Petrit Lulon. Ai na dhuroi emocione dhe shumë energji pozitive duke na e bërë ditën edhe më të bukur.

Ndaj dhe unë të dashur miq po ndaj me ju disa momente nga “Gjirokastra ime”, me urimin që ta nisni mbarë këtë ditë.

“Sot me zërin tim,
Mblidhen mijëra zëra,
Po the Gjirokastra,
I ke thënë të tëra!
Në rrugët e tua,
Gdhëndur-o me gurë,
Këndova që foshnjë,
Sa u bëra burrë!
Dritë të kam në zëmër,
Dritë të kam te syri,
Ti për mua nëna,
Unë për tyja biri”
🎼 Shijoni këngën në linkun më poshtë: