Kryeminstri Rama: Projektet e mëdha turistike në ishullin e Sazanit, do të sjellin fitime të jashtëzakonshme për vendin

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”. Kështu shprehet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, sa i takon planeve të Jared Kushner në Shqipëri. Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.

Kjo ndryshe nga planet e investimeve në Serbi, të cilat duket se patën një “negociator”, ish të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

NOA

“Kushner dhe Grenell bënë ofertën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”.

“Në Serbi sigurisht që Grenell ishte prezantuesi, por këtu jo”,- thotë Rama.

Në mars numri një i Qeverisë theksoi se, Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz.

Megjithatë, Rama ka thënë po ashtu se Kushner me kompaninë e tij nuk ka bërë kërkesë zyrtare sa i takon Zvërnecit.

Vetë fakti se investimi mund të ndodhë ndërkaq, sipas Ramës, do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi në idenë e ngritjes së një zone luksi turistik, një turist aty pritet të shpenzojë një shumë aq sa 100 turistë të zakonshëm në vend, duke u kthyer kështu në një zonë të turizmit të lartë për herë të parë në Shqipëri.