Ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç kritika BE-së: Sulmi në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë

39
Sigal

Shqetësimi për ngjarjet e ndodhura në 24 shtator 2023 në Veri të Kosovës u tregua haptazi edhe nga ish-Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç i cili kritikoi Serbinë dhe tha se “sulmi i ndodhur në Banjskë ishte përgatitur për të nxitur luftë”. Në një intervistë për KosovaPress, ai kritikoi Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit ndërsa vlerësoi pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare.  “Mendoj se e gjithë bota duhet ta kuptojë se Kosova është fakt, se Kosova është shtet dhe se të gjitha shtetet kanë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat marrëdhënie me Kosovën, ndaj duhet njohur një fakt, atë që në Serbi ende nuk e njohin Kosovën. Ky është një problem që ia ka vënë vetes udhëheqja e Serbisë. Prandaj, Serbia nuk ka pse ta njohë Kosovën, e gjithë bota do ta njohë Kosovën, por Serbia nuk ka nevojë por duhet të lejojë lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e kapitalit, lëvizjen e ideve kështu që duhet të lejojë komunikimin me botën” – tha ish-Presidenti. I pyetur për rëndësinë e vijimit të dialogut ai ishte i prerë në përgjigjen e tij: “Po! Sigurisht. Kosova gjithmonë ka treguar interes që çdo gjë të zgjidhet në mënyrë paqësore në mënyrë diplomatike dhe në këtë kuptim mendoj se Kosova do të vazhdoj të ketë të njëjta pikëpamje, kështu që Qeveria e Kosovës ata që udhëheqin në Kosovë. Ata udhëheqin një politikë evropiane dhe në këtë kuptim duhet edhe në Serbia t’i kuptojnë faktet dhe të vendosin sipas atyre fakteve.” Stipe Mesiç tha se lidershipi i Bashkimit Evropian po gabon. “Unë besoj se nuk e udhëheq politikën evropiane, Bashkimi Evropian nuk e udhëheq sa duhet politikën evropiane. Ajo i kushton më shumë rëndësi asaj se çfarë do të thotë Amerika dhe jo asaj që është në interes të Evropës dhe në këtë kuptim mendoj se lidershipi i Bashkimit Evropian është duke gabuar sepse Evropa duhet të udhëheq politikën evropiane. Bashkimi Evropian duhet të udhëheq politikën evropiane.” Për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit ish-Presidenti kroat tha se ishte një sulm i përgatitur dhe se sipas tij kanë gisht në tdisa institucione. “ Pra, kur një ditë të analizohet dhe ka arsye për të folur për të nuk ishte ekses. Kjo ishte e përgatitur dhe në këtë kanë marrë pjesë disa institucione të cilat mund të sjellin njerëz të armatosur me pajisje, domethënë pajisje për luftë, bomba me mitraloza të rëndë, automjete të blinduara. Kështu që gjithçka ishte e përgatitur për një provokim të madh për të ngritur njerëzit nga rrethina që ata të reagojnë dhe pastaj Serbia të shfaqet si ajo që do të zgjidh gjërat dhe në fakt është politika serbe e cila dëshiron të integroj një pjesë të Kosovës në territorin e saj.” Pas ngjarjet e 24 shtatorit 2023, veprimet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës u komentuan pozitivisht nga Mesiç.  “Në një provokim të vështirë si qeveria ashtu edhe Presidentja e saj kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. Në veprimet e tyre institucionet e Kosovës vepruan sipas standardeve evropiane. Serbia ka marrë shumë masa që bota mund t’i kritikoj përkatësisht në Serbi nderohen ata terroristë që sulmuan institucionet e Kosovës, të cilët sulmuan Kosovën. Pra, ata vdiqën në një sulm terrorist dhe Serbia i nderon si viktima të politikës shqiptare, kështu që ata bënë gjithçka për të bërë gjënë e gabuar” tha për median kosovare ish-Presidenti kroat Stipe Mesiç.