Kryeministri Rama vizitë në Ferrara të Italisë

549
Kryeministri Edi Rama në krye të një delegacioni shqiptar zhvilloi dje një vizitë zyrtare pune në qytetin e Ferrarës në rajonin e Emilia Romanjas. Ai shoqërohej nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, si dhe kryetarët e Bashkive të qyteteve të Korçës, Durrësit, Fierit, Divjakës e Konispolit. Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes territoreve të disa njësive vendore në Shqipëri dhe qytetit të Ferrarës. Delegacioni shqiptar është takuar me kryetarin e Bashkisë së Ferrarës, Tiziano Tagliani me prefektin, Michele Kampanaro, me kryetarin e dhomës tregtare, Paolo Govoni si dhe me autoritetet të larta vendore. Rama theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi konkret ekonomik, social e kulturor si dhe të një projekti të përbashkët mes komunave shqiptare dhe provincës së Ferrarës. Delegacioni shqiptar zhvilloi një vizitë dhe në kompanitë ferrareze Salvi Vivai, Zanzi Vivai e Mazzoni, të cilat prej pak kohësh bashkëpunojmë me komunën e qytetit të Fierit, e ku së shpejti do të nisin kultivimin e 1000 hektarëve fruta si dhe ngritjen e një qendre për kultivimin, magazinimin e shitjen e frutave të prodhuara.
Sigal