Kryeministri mbërrin në Berlin, nesër takon kancelaren Merkel në prag të konferencës së donatorëve

559
Sigal

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Berlin për të zhvilluar nesër një takim me kancelaren Angela Merkel.

Qëllimi i këtij takimi është që të vijojë turi për mirëorganizmin dhe mbledhjen e fondeve në kuadër të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt.

Gazetari Muhamed Veliu raportoi se në fokus të takimit të Kryeministrit Rama me kancelaren Merkel do jetë konferenca e donatorëve për të thithur sa më shumë biznese dhe institucione gjermane për të ndihmuar me rindërtimin pas tragjedisë së 26 nëntorit.

Përveç kësaj, në fokus do të jetë edhe çështja e çeljes së negociatave.

Po ashtu në këtë takim kreu i qeverisë do ta njohë kancelaren me progresin e Shengenit ballkanik, ndërkohë që pas Berlinit, Rama do udhëtojë drejt Brukselit ku do të takojë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mësohet se takimi i Ramës me Merkel do zgjasë 60 minuta.