Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët, ja shkaku

534
Sigal

Një makinë është mbuluar nga flakët pranë fshatit Risli në Vlorë. Makina ka dalë nga rruga ku është përplasur në një kanal dhe për pasojë ka marrë flakë.

Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka dalë nga makina para se ajo të përfshihej nga flakët.

Zjarrfikësit po shuajnë zjarrin ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e aksidentit duke marrë në pyetje drejtuesin e automjetit tip  mercedes me targa VL 1836 C.