“Mund të ishte një film më i mire”, nuk mbaron me kaq, Ermali kritikon filmin e Bes Kallakut

528
Sigal

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, aktori i humorit Ermal Mamaqi u pyet për marrëdhënien e tij aktuale me Bes Kallakun.

Mamaqi ka folur për debatin e fundit të bërë online me mikun e tij Bes Kallakun.

I ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” Besi tha se Ermali i bën filmat më shumë për biznes sesa për humor.

Ndërkoh, Ermali këtë gjë nuk e priti fare mirë.

Më tej ai krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se “për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona”.

Të dy replikuan me njëri-tjetrin, por mesa duket gjërat janë zgjidhur.

Ai u shpreh se nuk ka më keqkuptime dhe ata vazhdojnë të ngelin ende miq. Sipas Ermalit, është mirë kur gjërat sqarohen dhe ata e kanë bërë këtë kur janë takuar rastësisht në rrugë.

Ermali foli edhe për filmin e Besit për të cilin tha se ishtë shumë i mirë por kishte disa probleme teknike.

Rudina Dembacaj: Çfarë patët me Bes Kallakun, kishit një marrëdhënie komplet korrekte dhe i bënit video njëri-tjetrit.

Ermal Mamaqi: Nuk ndodhi ndonjë gjë e madhe. Ishte një moskeqkuptim.

Rudina Dembacaj: Po pse e bëtë këtë debat, mu duket si politikanë?

Ermal Mamaqi: Ishte një situatë që duhet zgjidhur siç u bë publike ashtu duheshe dhënë edhe përgjigjia, për të marrë një shpjegim pse ndodhi ajo që ndodhi.

Rudina Dembacaj: Po tani flisni me njëri-tjetrin?

Ermal Mamaqi: Patjetër që flasim, jemi miq edhe gjërat janë mirë kur sqarohen.

Rudina Dembacaj: Pati një tjetër sqarim privat?

Ermal Mamaqi: Jemi takuar rastësisht në rrugë, jemi përshëndetur miqësisht si gjithmonë.

Rudina Dembacaj: Flet keq për Besin mbrapa krahëve?

Ermal Mamaqi: Edhe sikur të flisja, ti mendon se do ta thoja? (Qesh) Absolutisht nuk kam pse të flas keq.

Rudina Dembacaj: E ke parë filmin “Falco”?

Ermal Mamaqi: E kam parë.

Rudina Dembacaj: Si t’u duk?

Ermal Mamaqi: Ja kam thënë edhe Besit, është një film shumë i mirë, por mendoj që mund të ishte edhe më mirë nga pikëpamja teknike.

Rudina Dembacaj: Fotografia ishte pak dobët.

Ermal Mamaqi: Fotografia dhe zëri. Flas nga pikëpamja teknologjike.