Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Teatri u rrethua si Kulla e Jasharajve, ka politikanë që bashkëpunojnë me Beogradin

89

Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës  është në të njëjtën linjë me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta se lobi serb dhe ai pro-rus në SHBA, lidhen me zhvillimet dhe tensionet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Mbrëmë, në një intervistë televizive, kryeministri i Kosovës Kurti, u shpreh se “në Kosovë dhe Shqipëri, ka politikanë që kanë qasje bashkëpunimi me Serbinë”, duke iu referuar kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kurti foli për Teatrin Kombëtar duke u shprehur se “u dënua me vdekje në gjyq nga një qeveri që favorizon privatin në dëm të shtetit”. Ai u shpreh se “Teatri u rrethua si kulla e Jasharajve”. Albin Kurti: “Teatri Kombëtar për ne, është skena kryesore dhe njëkohësisht historia e kulturës sonë. Aty janë dhënë aq shumë shfaqje dhe drama që janë të paharrueshme për kujtesën tonë. Për ne ishte shumë e rëndë. Duket që në shikim të parë, neo-liberalizmi është disi më shkatërraq se fashizmi kur vjen puna te publikja. Neoliberalizmi e sulmon shtetin më shumë se ideoligjitë e tjera diktatoriale sepse është shteti kundër tregut. Shumë herët në mëngjes, në kohë të vështira të pandemisë, të papara për popullin tonë, e nuk kishte nevojë për një aksion të tillë. Kur mora vesh lajmin ishte tepër vonë. Ishte një ndërmarrje pushteti që nuk donte diskutim. Nuk ke çfarë të diskutosh kur gjithçka është shembur. Prandaj frenova dhe nuk i kam shkruar asnjë zyrtari në Shqipëri. Jemi ndjerë të prekur nga një veprim i tillë i natës”. Kryeministri Kurti thotë:  “Raportet me SHBA apo me Bashkimin Europian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi”. Albin Kurti: “Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh: ose servilizëm, ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve, por të mbroj interesat e popullit të Kosovës. Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas, thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100%, se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me reciprioritetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund t’i jap SHBA-s çdo koncension kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell”.

Këtë javë pritet vendimi i Kushtetueses për fatin e qeverisë së Kosovës dhe Kurti pohoi se do ta njohë këtë vendim nësë është në përputhje me kushtetutën. Ai akuzoi Thaçin se po ushtron trysni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kurti akuzoi Presidentin Thaçi se tentoi të përdor pandeminë për të kyer puç dhe marrë drejtimin e FSK-së, ndërkohë për aleancën fluide me Vjosa Osmanin, për të cilën nuk i kurseu lëvdatat, nuk mohoi një bashkëpunim në të ardhmen. Kreu i qeverisë së Kosovës foli edhe për ish t ngarkuarin e Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, ku i kujtoi se asnjë zyrtar amerikan nuk e njeh më mirë Serbinë, se Kosova.