Ish ministrja Arta Dade: Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri

368
Sigal

Arta Dade: Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri.. Vendimet i merr kryeministri. Po tha ai bëhen gjërat, po tha ai nuk bëhen. Është një ‘one-man shoë’. Kur ndodh në qeveri, mendoni çfarë ndodh në parti. Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është një dramë e madhe

Rama, skemaxhi i vogël. Qeveria dhe PS, një ‘one man show’

Ish ministrja dhe ish deputetja e PS, Arta Dade mbrëmë në një intervistë televizive foli  mbi atë çfarë po ndodh me Partinë Socialiste gjatë drejtimit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Dades, çdo gjë është kthyer në “One Man Show” ku për çdo gjë vendos Rama, si në qeveri ashtu edhe në parti. Arta Dade: Pikë së pari, sot për sot, dhe pas Kongresit nuk ka ndodhur asgjë. Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri. Ka një shkelje të çdo norme dhe parimi demokratik, siç ndodhi edhe gjatë pandemisë. Vendimet i merr kryeministri. Po tha ai bëhen gjërat, po tha ai nuk bëhen. Është një ‘one-man shoë’. Kur ndodh në qeveri, mendoni çfarë ndodh në parti. Çështjet e gruas i dominoi bashkëshortja e tij. Punë skemaxhinjsh të vegjël, me skema të dalë boje. Mendja funksionon me disa skema që nuk janë të përshtatshme dhe nuk janë të kohës, duke harxhuar kohën dhe vetëm me këto gjëra merret kryeministri. Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është një dramë e madhe, pasi ka qenë një parti e madhe që i ka dhënë vendit qeveri normale. Me njerëz që bashkoheshin në qeveri për t’i shërbyer vendit. Pas skemave piramidale u ngritën 17 banka private, erdhën investimet. Me plus minuset e veta u ngrit një model qeverisës.

Dade: Nuk e besova prishjen e Teatrit

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, një nga ikonat e kësaj partie në vite, Arta Dade, e ka quajtur një obsesion 20 vjeçar të Ramës për të prishuar Teatrin. ‘Unë nuk e besoja, sepse kam qenë edhe në një komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesen e ‘Europa Nostra’, i pata thënë se nuk do të arrihet deri aty sa të shembet. Madje duke patur edhe një lloj besimi te kryetari i Bashkisë. Praktikisht na rezulton që Veliaj nuk është alternativë, por një mbështetës i flaktë i Edi Ramës. Dhe unë besoja që duke qenë i ri në karrierën politike, nuk do merrte të gjitha kusuret e Edi Ramës. Vetë Teatri ishte në autoritetin e Ministrisë së Kulturës. Nuk ka sesi një Teatër Kombëtar t’i përkasë Bashkisë së qytetit. Bashkia mund të ketë disa metra, por prishja e Teatrit është një akt i paprecedent. Jam ndjerë shumë keq atë natë. Dhe në orën 9.00 kur pashë dhunën e policisë të cilën kryeministri e mohonte edhe ndaj grave, më kujtohet vetja kur policia bënte masakër me liderët e opozitës. Pra më është kujtuar kur janë dhunuar gratë deputete, por edhe gazetarët, por edhe ajo fotoja me atë djalin me fytyrë në tokë, por një kryeministër që të paktën të thoshte nuk e kam parë, jo më ta mohonte. Herën e dytë kur u bëra Ministre e Kulturës e kam pasur Teatrin në tryezë. Edi Rama ka pasur këtë obsesion. Se të kesh një obsesion të tillë kaq të gjatë në kohë, gati 20 vite, është e pakuptueshme për një normal. Ai ka pëlqyer që të çonte miqtë e tij në drejtime, siç bëri me Mirela Kumbaron në krye të Ministrisë së Kulturës. Dhe vëllai i Kumbaros ka qenë një nga mbështetesit për të prishur teatrin. Jam ministrja e vetme që kam dhënë një fond për rikontruksionin e Teatrit.’