Ish-anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj: Vota e 25 prillit e dhunuar nga pushteti   

502
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Është e kuptueshme që humbja ështe e hidhur në çdo fushë të aktivitetit tonë të përditshëm si në biznes, në sport e pa tjetër edhe në politikë, biles në vendet si Shqipëria, është shumë më e hidhur se në çdo vend tjetër. Kjo ndodh kryesisht në vendet ish- socialiste,(komuniste) ku mungojnë institucionet demokratike, ose janë shumë të brishta ato, në këto vende taktika dhe strategjia e trashëguar për  marrjen e pushtetit është  revolucioni me dhunë, jo me votime të lira dhe demokratike. Kjo nga varfëria që e trashëguam nga ekonomia socialiste, mungesa e pronës private dhe e ekonomisë së tregut lire, që kanë sjellë mungesën e inisiativës së lirë, duke lënë qytetarët e këtyre vendeve, të varur për çdo gjë nga pushteti, pra çdo e mirë materiale dhe politike ishte në dëshirën e partisë- shtetit. Për rrjedhojë, edhe ne shqiptarët vimë nga një sistem monist totalisht i centralizuar me një politizim të tejkajshëm, ku çdo gjë e kontrollonte shteti (partia- shtet) dhe me një ekonomi të rrënuar aq sa, ndërrimi i sistemit na gjeti me bark të zbrazur dhe me trup të zhveshur, dhe vetëm falë ndihmës nga Perëndimi, arritëm ta tejkalonim situatën jo pa shumë mundime, pasi ne si shtet, nuk kishim mundësi as për t’i çuar ushqimet dhe veshmbathjen tek qytetarët, por na i sollën në shtëpi (Operacioni Pelican) ata që i kishim “sharë” gjatë gjithë kohës së monizmit, shtetet kapitaliste.

Me ardhjen e PDSH-së në pushtet në vitin ’92, vendi ynë hyri në një rrugë reformash demokratike të papara, pavarësisht vështirësive dhe  mungesës  së eksperiencës  kapitaliste, por dhe me gabimet që u bënë, qoftë nga mungesa e përvojës dhe e ndërgjegjes së disa drejtuesëve, qoftë nga pengesat e jashtëzakonshme të klasës politike moniste tashmë të përmbysur, e cila akoma kishte shumë institucione në kontroll, megjithatë,  PDSH  arriti të triumfojë dhe të instalojë  sistemin ligjor demokratik dhe institucionet demokratike. Në vitin e mbrapshtë ‘97 me pretekstin e firmave piramidale, u organizuan të gjitha strukturat e vjetra legale dhe ilegale, duke marrë pushtetin me revolucion të armatosur, dhe duke e mbajtur përsëri pushtetin me armë e tanke në zgjedhjet e 2001, por përsëri PD,  erdhi në pushtet me votën e lirë në zgjedhjet parlamentare  të 2005. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 ishin zgjedhjet më të mira atë organizuera pas vitit 1990, zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat sipas raportit përfundimtar të OSBE/ODIR-it, u plotësuan dhe pjesa më e madhe e standardeve të kërkuara. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, ndodhi një fenomen i paparë në Shqipëri,(pasi nuk u mor pushteti me dhunë në 21 janar, dështoi revolucioni i dytë pas atij të ‘97), PS ndoqi një strategji tjetër, duke mbledhur rreth vetes përveç strukturave më aktive të saj, kjo me të drejtë por dhe një detashmet  të strukturuar me të gjithë oficerët e liruar nga ushtria dhe policia e shtetit me rekorde të ndryshme dhe duke aktivizuar të gjithë botën e krimit, gjoja “jo” për të fituar zgjedhjet, por për ta “rrëzuar” Berishën, i cili ju kishte mbyllur rrugët e krimit. Përveç këtyre strukturave të errëta u shfaq dhe fenomeni i blerjes së votës, por edhe premtimet bombastike për elektoratin çka, z. Berisha dhe PD, nuk mund t’i premtonte dot duke qenë dy mandate në pushtet. Me këtë strategji, PS me Edi Ramën ia arritën qëllimit për të marrë pushtetin dhe duke qeverisur me ata që e fitoi, duke vënë çdo gjë në shërbim të tyre dhe pa realizuar asnjë premtim si:

  • Legalizimet e shtëpive falas brenda mandatit të parë; kaloi dhe i dyti  jo falas por as me lekë edhe akoma s’e kanë bërë;
  • Shëndetësia falas, jo që nuk e bënë falas por vetëm kanë rritur çmimet;
  • Ulja e taksave dhe tatimeve, edhe këto vetëm janë rritur;
  • Ulja e çmimeve të energjisë dhe karburanteve, vetëm janë rritur, e plot tjera ….;

Zgjedhjet e vitit 2017 e gjetën mazhorancën lakuriq, e cila nuk kishte realizuar asnjë premtim, për këto mosrealizime, u bë kokë turku LSI, se gjoja i ka penguar për realizimin e objektivave dhe për këtë PS i duhej të kishte vetëm “timonin dhe tepsinë”, PD doli nga protesta (çadra)  pas marrëveshjes së famshme të majit 2017,  kjo me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar , në një kohë kur PS kishte mbaruar fushatën duke korrur fitoren e dytë, në një palë zgjedhje nga më të korruptuarat me intimidim të zgjedhësve nga bota e krimit, blerjen e votave dhe kartave të identitetit mbi 20% dhe përdorimi i burimeve publike, vlerësime këto edhe nga raporti përfundimtar i ODIHR/OSBE. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 përsëri si  ato të 2017, PS erdhi para elektoratit pa realizuar premtimet që në të vërtetë nuk kishte bërë, erdhi pa program, por  vetëm i kishin ngelur punët “kryesore” pa bërë edhe pse kishte “timonin dhe tepsinë vetë dy mandate”,  dhe pika e dytë ë “programit”,   “tallja” me programin e opozitës, tallja se ai kishte filluar fushatën dy vjet para se të dekretohej data e zgjedhjeve nga Presidenti dhe në muajn në fushatës, nuk kishte çfarëa të bënte, vetëm të bënte hoka me shqiptarët e shkretë dhe t’u blente votën. Tanimë blerja e votës është kthyer në sistem.

Por kush ishin faktorët dhe strategjia e korrupsionit zgjedhor:

  1. Reforma zgjedhore për të cilën ishte premtuar që do ta kalojë në konsensus me opozitën, premtim të cilin z. Rama nuk e mbajti por pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, u ul në tryezën politike duke miratuar me konsensus disa ndryshime  të ligjit zgjedhor. Tryezë të cilën e hodhi në erë pas një jave, gjoja për t’i plotësuar ca kërkesa opozitës parlamentare “disa deputetë më e pakta të blerë” me të cilët Rama ndryshoi  Kodin Zgjedhor në mënyrë  të njëanshme. Me këto ndryshime Rama ka fituar rreth 9-12 mandate në parlament, duke mos lejuar që çdo parti e koalicionit të ketë listën e kandidatëve për deputetë.
  2. Në shkeleje të Kodit Zgjedhor u përdorën burimet publike në favor të fushatës zgjedhore.

  • Tenderat dhe koncesionet nga më të ndrysmet në muajn e fushatës zgjedhore;
  • Investimet me burimet e buxhetit në infrastrukturë, çfarëa nuk ishin parë gjatë dy mandative në pushtet, u shfrytëzua “sentenca” se në Shqipëri çudia më e madhe harrohet për tre ditë.
  • Administratë publike një pjesë u përdor për fushatë dhe komisione zgjedhore, pjesa tjetër u kërcënua me vendin e punës.
  • Policia duke punuar për fushatën në orët e ndaluara si shkak i pandemisë, gjoja nga Komisioni Teknik dhe duke blerë vota e intimiduar demokratët.
  • Ndërmarrjet e elektrikut u kthyen në ndërmarrje në funksion të fushatës me administratë dhe mjete lëvizëse natën dhe ditën për blerje votash dhe kërcënime për prerje të energjisë elektrike.
  • Pushteti vendor i gjithi në funksion të zgjedhjeve, me shkelje flagrante ligjore si punësime, blerje votash dhe investime abuzive.
  • Pandemia, kufizimet u përdorën vetëm për opozitën.
  1. Tërmeti, me fondet ndërkombtare dhe ato të buxhetit të shtetit u shpërndanë lekë për riparime në mënyrë selektive, dhe shtëpi banimi vetëm në fushatën zgjedhore;
  2. Bota e krimit me investime, intimidim dhe blerje votash.

Përfundimisht, këto zgjedhje nuk janë as të lira, as të ndershme, dhe si rrjedhojë as demokratike. Me sa duket, manipulimi i zgjedhjeve në vendin tone, është kthyer në sistem dhe është vështirë të kthehemi edhe një herë tek vota e lirë, e cila do të jetë në të mirë të familjeve tona dhe vendit tone. Deri sa të arrijmë këtë, e kemi të vështirë të ecim përpara, të zhvillohemi dhe të integrohemi në familjen e madhe Evropiane.  Kam bindje se në një vend të vogël si vendi ynë, me një elektorat të vogël në numër, ku qeverisja nuk bazohet në ndarjen dhe balancimin pushteteve, në të cilin institucionet demokratike janë të brishta, ku të mirat materiale e jetësore varen vetëm nga pushteti e jo nga iniciativa e lirë e prona private, dhe sidomos kur vullneti i qeverisë nuk është të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike, është shumë e vështirë ose e “pa mundur” të fitojë opozita.