Kryemadhi zbulon dy Bashkitë që synon të fitojë ‘Shtëpia e Lirisë’ në 6 Mars

198
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, komentoi koalicionin Shtëpia e Lirisë, me të cilën kanë zgjedhur të prezantohen në këto zgjedhjet e pjesshme lokale.

Për Kryemadhin, koalicioni me Berishën në zgjedhjet e pjesshme ka ardhur në mënyrë shumë natyrale.

Objektivat sipas Kryemadhit janë të merren bashkia e Shkodrës dhe e Durrësit në këto zgjedhje.

“Çfarë demokracie është kjo ku nuk i ofrohet garanci njerëzve që të mos garohet në mënyrë të barabartë. Unë mund të kandidoj si e pavarur, nuk mund të ma heqësh të drejtën të mos garoj si e barabartë. Mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë Shtëpinë e Lirisë me Berishën. Kjo është çështje mesazhi.

Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën. Këtu është tre çereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nuk është non grata. Po Tom Doshi nuk është non grata. Zoti Berisha e ka bërë të qartë se çështja non gratës nuk përbën pjesën tjetër. Për koalicionin nuk kemi komunikuar fare. Kjo është puna e kandidatëve në zonë. Këtë çunin e Lushnjës e kam takuar para 2 ditësh, është një djalë që vjen nga PD.

Ka qenë aktivist i PD dhe ka bërë fushatë të egër. Deklaratat e Bardhit s’i marr përsipër dhe nuk i konsideroj më. Ne nuk kemi qenë bashkë në Elbasan. Ajo që vlerësoj në zotërinë e Lushnjës është që baza e PD u votua në masë të madhe dhe në primare. Ata do të përdorin logon e Shtëpisë së Lirisë. Tre grupet parlamentare që janë fiktive në parlament nuk janë me firmën e Bashës.

Këto ndryshime të kodeve zgjedhore, ndaj nuk bëhen kuturu, me shantazh. Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga deputetë me peshë. I torturuan njerëzit. Kanë kaluar limitet. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë, kur u thuhet po shkuat me Berishën do ju shpallim non grata. Këtë punë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ne jemi një mundësi për të garuar në mënyrë të barabartë. Mundësitë janë të mira për të marrë bashkinë e Shkodrës, të Durrësit”, përfundoi Kryemadhi.