Më në fund e zbuluam! Ja kuptimi i karafilave që Romeo i dhuroi Donaldit

238
Sigal

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra”, i ftuar ishte këngëtari i njohur Elgit Doda, i cili ka folur gjatë rreth projekteve më të reja dhe planeve të tij, ndërkohë që nuk i shpëtonte dot edhe pyetjeve të tij lidhur me Donald Veshajn dhe “Big Brother VIP Albania”.

Kështu, një nga gjërat që këngëtari dhe miku i ngushtë i vëllezërve Veshaj zbuloi, ishte pikërisht kuptimi pas një nga suprizave që Romeo i bëri Donaldit.

Ai i hodhi nga një helikopter shumë trëndafila, teksa i dha një mesazh ngushëllues aktorit të humorit dhe të gjithë ishin kuriozë të dinin kuptimin dhe simbolikën pas tyre.

Një nga moderatoret e emisionit e pyeti Elgitin lidhur me domethënien e lules, duke iu referuar dyshimeve të shumta se ishin hedhur ditën e përvjetorit të Donaldit me ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.

“Jemi shumë kuriozë të dimë. E gjithë dynjaja kishte një pyetje, që e shoqëroi bashkë me klipin e Romeos kur i hodhët karafilat Donaldit. Çfarë kuptimi kishte karafili? Se shumë mesazhe thanë që ishte  një simbol për ditën e përvjetorit (e Donaldit dhe Borës).” – iu drejtua Fatma këngëtarit.

Ndërkohë, ai u shpreh se kuptimi i karafilave kishte të bëntë me El Chapo-n.

“Karafilat u hodhën ndaj Donaldit, sepse ashtu i hodhën edhe El Chapo-s. “ – tha ai.