Kryemadhi riposton mesazhin e Leonardio Di Caprio: Faleminderit, 25 prilli një betejë për të ardhmen

219
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ripostuar mesazhin e aktorit të njohur Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosa. Kryemadhi teksa falenderon Di Caprion thotë se 25 prilli është një beteje për të ardhmen e Shqipërisë dhe mbi të gjitha të rinisë së vendit tonë.

Mesazhi i saj i plotë:

‘Edhe unë mbështes Vjosa Park Kombëtar Tani! Faleminderit Leonardio Di Caprio dhe të gjithë aktivistëve në mbrojtje të natyrës tonë dhe të burimeve natyrore nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpi për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tanë’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)