Idro Seferi: Në Serbi mund të zgjedhësh cilën vaksinë dëshiron

330
Sigal

Gazetari i DW, Idro Seferi, korrespodent në Beograd, ka qenë në një lidhje direkte për një emision televiziv, për të shpjeguar procesin e vaksinimit në Serbi.

Ai shpjegoi përse ky vend ka patur sukses me fushatën e vaksinimit dhe renditet si një vendet me numrin më të madh të vaksinave në raport me popullësinë, për rajonin dhe më gjerë.

Seferi deklaroi gjithashtu se këtë fundjavë, në Beograd janë vaksinuar edhe shqiptarë dhe qytetarë të vendeve të Ballkanit.

Që në muajin mars dhe prill, kur Serbia ishte në karantinë, Vucic deklaroi se ka investuar në kërkimin e vaksinave. Ka dhënë rreth gjysmë miliardë euro, për të patur vaksina para shteteve të tjera. Ai premtoi se do të jetë në mes të 20 vendeve të para që do të ketë vaksina.

Janë vaksinuar rreth 2 milionë, që përbëjnë rreth 30% e popullsisë. Procesi po shkon shumë shpejt.

Edhe në Serbi ka patur kritika për vaksinën ruse dhe kineze, por një nga cështjet që ka ndihmuar Serbinë, ka qenë sektori i IT, që është mjaft i zhvilluar dhe që në fillim është krijuar një faqe që përditësohet cdo ditë…

Të shtunën kanë qenë rreth 20 mijë persona, ku ka qenë pjesa për ndërmarrësit. Kam qenë tek panairi i Beogradit, që është një institucion, një nga qendrat më të mëdha të Serbisë. Kam parë mbi 10 mijë veta, ka patur shqiptarë nga Maqedonia, nga Kosova.

Në Serbi janë rreth 200 qendra, që bëjnë vaksinimin për qytetarët në të gjtihë territorin e Serbisë.

Kanë qenë 7500 ndërmarrës të ftuar, kanë ardhur përmes Dhomës së Ekonomisë së Serbisë. Kryetari i kësaj dhome, është edhe kryetari i dhomës ekonomike rajonale. Kanë qenë 7500 vetëm këtë fundjaveë. Rreth 12 mijë subjekete ekonomike bashkëpunojnë me Serbinë dhe promovuan një “vaksinë të mirëbesimit”. Këtu ka në mes edhe politikë por është edhe ideja që vaksina të reja do të mbërrijnë dhe duhen hequr këto që janë“, deklaroi Seferi.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: A rri Vuçic në qendra, kur vaksinohen njerëzit?

Idro Seferi: Kishte aty njerëz nga politika. Vuçiç nuk ka qenë ende, zyrtarisht nuk e kemi filmuar ta ketë marrë vaksinën. Ka thënë do ta marr pasi ta ketë marrë gjysma e popullësisë.

Arjan Curri: Kush e zgjedh se cilën vaksinën bën? A ka ndonjë strategji përparësie?

Idro Seferi: Dy-tre javët e para kanë qenë në bazë të profesioneve. Stafi mjekësor, policia, gazetarët. Unë kam marrë vaksinën Pfizer. Por më së shumti ka patur vaksina kineze dhe ruse.

Arjan Curri: Njerëzit e zgjedhin vetë vaksinën?

Idro Seferi: Në faqen ku aplikohet futen të dhënat dhe zgjedh cilën vaksinën, mund të heqësh disa nga vaksinat