Kryemadhi: Rilindjes sa vjen dhe i ngushtohet laku. Edhe 6 muaj iu kanë ngelur

59

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vizituar Vorën, për të parë nga afër problematikën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti në këtë zonë.
“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur. Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.