Soni Malaj: Kjo këngëtare shqiptare është konkurentja ime më e madhe

81

Këngëtarja e njohur Soni Malaj është shumë aktive në jetën mediatike.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për mediat kosovare, ku ka treguar shumë për të kaluarën dhe raportet që ka pasur mes kolegëve dikur.

Soni ka deklaruar se konkurrentja më e madhe e saj ka qenë Genta Ismajli, për shkak se të dyja ishin shumë energjike në skenë.

Sipas këngëtares, kjo ishte një konkurrencë e pastër dhe përtej saj marrëdhëniet mes tyre ishin tejet të mira e madje ato vazhdojnë edhe sot.

Soni ka shtuar se sot në shoëbizin shqiptar nuk ka më raporte si dikur, ku përtej arritjeve profesionale ruhej shoqëria mes tyre.