Kryemadhi: Rezultatet e LSI do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik

177
Sigal

 

Duke folur për rezultatin e LSI në zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se ai do të jetë një surprizë për mediat dhe opinionin publik. Deklaratën Kryemadhi e bëri në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës24 teksa theksoi se për vetë LSI rezultati nuk do të jetë surprizë por është i pritshëm.

‘Rezultatet e LSI-së janë rezultate që do të jenë surprizë për mediat dhe opinionin publik, por nuk do të jenë surprizë për LSI-në dhe socialistët. Sepse ajo që dua të theksoj është që pavarësisht se imponohet dhe instrumentalizohen dhe paguhen jashtëzakonisht shumë televizione, apo edhe individë që për hir të pandemisë dhe krizës ekonomike e kanë shumë të vështirë që të ndryshojnë standardin e jetesës së familjeve të tyre, atëherë e shesin veten e tyre shumë lirë po themi, në rastin e prezantimeve të sondazheve të Edi Ramës për të çorientuar në njëfarë mënyrë opinionin publik.
Por në fakt ndodh e kundërta, sepse frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimi që ai i bën situatave të krizave, që jo vetëm që nuk zgjidh kriza, por e rivendos krizë mbi krizën, i bën njerëzit që të shkojnë me vrap në qendrat e votimit dhe të votojnë kundër tij’.