Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e artistit Pino Cacozza: Përfaqësues i vlerave arbëreshe!

184
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e artistit arbëresh, Pino Cacozza. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se Cacozza ishte përfaqësuesi i vlerave arbëreshe. Sipas Presidentit, artisti i njohur ia kushtoi të gjitha energjitë e tij ruajtjes së kulturës dhe traditës shqiptare.

Mësova me keqardhje për ndarjen nga jeta të artistit, shkrimtarit, kompozitorit dhe këngëtarit të dashur arbëresh, Pino Cacozza, i cili gjithë energjitë e tij ja përkushtoi ruajtjes, përhapjes dhe zhvillimit të gjuhës, kulturës, traditave historike dhe kombëtare shqiptare.

Përfaqësues i denjë i vlerave më të mira të komunitetit arbëresh, kontributi dhe vepra e Pino Cacozza do të mbeten të paharruara, ashtu siç titullohet edhe një prej këngëve të tij më të bukura “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes” (Jemi një kulturë, që nuk mund të vdesë), me të cilën fitoi edhe një nga festivalet e Këngës Arbëreshe.

Duke ndarë dhembjen me familjen e tij dhe me të gjithë komunitetin e dashur arbëresh, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan presidenti Ilir Meta.