Plagosi me thikë kunatin, arrestohet pas dy ditësh 27-vjeçari

37
Sigal

Një 27-vjeçar i identifikuar si Petrit Avdillari, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia pasi dy ditë më parë ka plagosur me thikë kunatin e tij, Denis Ziu.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021.Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia