Kryemadhi: Pesë prioritete kemi ne. Pesë prioritete të thjeshta, të panegociueshme, për të ndihmuar shqiptarët

153
Sigal

Në vijim të takimit me banorët e Njësisë nr.2, në Tiranë, Kryemadhi foli dhe për neglizhencën që po tregon qeveria për menaxhimin e situatave, siç është dhe rasti i pandemisë.

Pjesë nga takimi:

Sot ka ndenjur pesë orë vetëm në televizor i braktisur. Një njeri që flet me veten në televizor në vend që të merret me pandeminë, në vend që të merret me krijimin e vendeve të reja të punës, në vend që të thotë: Ore si të krijojmë mundësi për nënat e reja, për kopshtet, për çerdhet. Pra, nuk mendon si të zgjidhë hallet dhe problemet e njerëzve, por rri e mendon si të merret me llafe, me thashetheme, të gënjejë, të mashtrojë.
Tani kjo historia e batutave i ka dalë jashtë mode, nuk e tërheq më njeri, sepse njerëzit duan bukë, duan punë, duan taksa të ulëta, duan zhvillim. Në fund të ditës njerëzit të thonë: Ore zotëri, çfarë u ofron ti shqiptarëve sot? Ai shqiptarëve sot nuk i ofron asgjë.
Ndërsa ne jemi shumë të thjeshtë. Pesë prioritete kemi ne. Pesë prioritete të thjeshta, të panegociueshme, për të ndihmuar shqiptarët, për të krijuar vende pune, për të rritur cilësinë e arsimit dhe që të mos ikin të rinjtë nga Shqipëria dhe të rikthejmë ata që na kanë ikur.