Zbardhen porositë e Bashës për drejtuesit politikë: Të gjithë në terren

159
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme zhvilloi një takim me drejtuesit politikë të qarqeve që ka emëruar për të drejtuar fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternative, ne jemi ndryshe”, – ishin disa nga porositë e Bashës.

Pjesë e takimit ishte edhe sekretariati. Mbledhja zgjati për rreth 45 minuta ndërsa ishte hera e parë që lideri i PD-së mbledh drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit.