Kryemadhi: Nuk do t’i ndahem dyshes së Astirit, Afrim Qendro nuk implementon dot metodën e blerjes së votave në Vlorë si në Bashkinë e Tiranës

174
Sigal

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në Vlorë

Jam e bindur që një nga sfidat më të realizueshme është Saranda ky LSI do të jetë forcë e parë. Është forcë e parë sepse Taqo ka kapacitetin e tij, ka forcën e tij, por ka edhe një vajzë të re në krah, që është Joana Ruçi nga Ksamili, një juriste e cila edhe ajo ka marrë përsipër një sfidë ku ne të gjithë bashkë do të arrijmë dhe unë jam e bindur se Luani do të shkojmë tre deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë, jo tre shkojnë, por edhe forcë të parë e nxjerrin Vlorën, sepse Vlora është Qarku që ka vuajtur më shumë nga banda e ‘Astirit’ dhe banda e Rilindjes.
Ju jap fjalën që nuk do ti ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, atij që shkatërroi çdo vlerë socialiste, por nuk do ti ndahem as dyshes së balerinave të bandës së ‘Astirit’, Afrim Qendros dhe Damian Gjiknurit dhe jua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte Drejtor në ndërmarrjet e Bashkisë së Edi Ramës nuk e implementon dot në Vlorë, sepse djemtë dhe vajzat e Vlorës, burrat dhe gratë nuk shesin identitetin e tyre, emrin e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën dhe vjedhjet e ‘Astirit’ dhe aq më shumë të të gjithë bandës së Rilindjes që grabiti të ardhmen e Shqipërisë.
Sot na ndajnë tetë ditë nga dita e zgjedhjeve. Tetë ditë janë edhe shumë, por janë edhe pak. Janë pak që të trokasim derë më derë, në të gjithë këto pallatet që ju shikoni këtu, buzë Lungo Mares, ku gjysmat janë të boshatisura, sepse gjysmat janë larguar dhe disa të tjerë jetojnë me qira, por nuk votojnë këtu. Janë shumë për të hyrë në rrugicat dhe lagjes e Vlorës që janë të braktisura nga qeverisja, por janë shumë pak për të gjithë ju mbështetësit e LSI-së, për të gjithë strukturat e LSI-së për të punuar dhe për të pasur atë rezultat që ne kemi qëllim në vetvete për të përmbysur dhe për të sjellë ndryshimin e madh në Shqipëri dhe ndryshimi vjen nga Vlora, sepse vjen tek zemra juaj që doni ndryshim për një arsim më të mirë, doni ndryshim për shëndetësi më të mirë, doni ndryshim për vende pune me punë të mirë paguar, doni ndryshim për hapësira, doni ndryshim për të ecur përpara, doni ndryshim për të pasur një të ardhme të sigurt për fëmijët dhe familjet tuaja.
Unë ju jam shumë mirënjohëse që të gjithë bashkërisht iu përgjigjët angazhimeve tona, thirrjes sonë për të vazhduar dhe për të ecur në çdo hap, çdo ditë në fushatën tonë. Por do t’ju jem borxhlie deri në fund për suportin që i jepni LSI-së, për mbështetjen, për energjinë dhe për kurajën. Prandaj më lejoni që edhe njëherë t’ju kërkoj me dorë në zemër, mos ndaloni asnjë sekondë duke kontaktuar çdo njeri, çdo familjar, çdo mik, çdo shok për të kërkuar votën për LSI-në, për të votuar numrin 6, për të votuar të ardhmen tuaj, për të votuar ndryshimin.
Zoti ju ruajt ju, Zoti ju ruajt familjet tuaja. Zoti e ruajttë Shqipërinë. Zoti na dhëntë forcë e kurajë për tu ngritur mbi veten tonë dhe për të bërë më të mirën për fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë.