Ndërkombëtarët në kërkim të konsensusit

417
Lidhur me konsensusin për Reformën në Drejtësi, dita e sotme ka nisur me takime intensive të ndërkombëtarëve. Seria e takimeve mbërrin një ditë pas ftesës së Metës për një takim shumëpalësh këtë të hënë për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein u takuan në orët e paradites me kryeministrin Rama në selinë e Qeverisë. Pas këtij takimi, Fleckenstein e Vlahutin janë zhvendosur në godinën përballë, atë të Kryesisë së Kuvendit, për tu takuar me kryeparlamentarin Ilir Meta. Në axhendën e takimeve është edhe një me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të cilin Vlahutin dhe Fleckenstein pritet të takohen rreth mesditës
Sigal