Kryemadhi mesazh të rinjve: Kryefjala e LSI-së janë të rinjtë! Qeverisja e nesërme do të fillojë me ju

262
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë pasdite të rinjve, e cila thekson se motivim i jashtëzakonshëm për të është energjia e të rinjve.

Përmes një publikim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shprehet se kryefjala e LSI-së janë të rinjtë, duke premtuar se Qeverisja e nesërme do të fillojë me ta.

“Motivim i jashtëzakonshëm për mua, energjia juaj.

Kryefjala e LSI-së janë të rinjtë! Qeverisja e nesërme do të fillojë me ju. Çdo problem i zgjidhur për të rinjtë është një ditë më e mirë për të gjithë Shqipërinë.

Nuk mund të ketë të ardhme tjetër për të rinjtë e këtij vendi përveçse atdheut të tyre”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mesazhin e saj.