Kryemadhi: Fryma krijon numrin më të madh të mandateve

186
Sigal

Fryma është ajo që krijon numrin më të madh të mandateve. Nëse një listë e vetme do t’i jepte fitore maksimale opozitës, ju mendoni që Edi Rama do të shkelte Kushtetutën, do të shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, do të krijonte konflikt të drejtpërdrejtë me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, me 3 ambasadorët, më të gjithë Komisionin Europian, me Komisionerin për Zgjerimin. Pra nëse ai do të krijonte një konflikt kaq të madh për të favorizuar opozitën, unë mendoj që kjo është thjesht një shashkë që kërkohet për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, për të larguar vëmendjen nga varfëria, nga keq menaxhimi i pandemisë, për të larguar vëmendjen e atyre 10 mijë familjeve që kanë humbur shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit e vazhdojnë të jetojnë akoma në çadër, për të larguar vëmendjen e atyre nënave që u është djegur shpirti për fëmijët e tyre që kanë ikur në emigracion, edhe pse kanë në xhep diplomat e universiteteve që kanë mbaruar dhe për të demotivuar opinionin publik, që shqiptarët të mos shkojnë për të votuar. Koalicioni i opozitës, fronti opozitar me fuqinë e dy listave, sigurisht që çojmë në kutinë e votimit më shumë vota, duke pasur 280 kandidatë, sesa duke pasur 120 kandidatë.