Rritja e pagave, mësuesit në protestë: Qeveria është tallur me ne!

281
Sigal

Sindikatave e arsimtarëve ka kundërshtuar formën e ndjekur për rritjen e pagave për mësuesit. Për mediat ata shprehen se iu premtua një rritje prej 15% por në fakt ndryshimi është minimal, madje dhe më i ulët se indeksi i çmimeve.

“Nuk është rritur paga 15% saç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, por paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%. Realiteti është që rritja e pagave nuk ka mbuluar dot as indeksimin e inflacionit”, tha një mësues.

Nuk munguan as akuzat se premtimet për shtesat në rroga bëhen në kohë fushate.

“Gjatë dy mandateve të kësaj qeverie pagat e mësuesve janë rritur vetëm tre herë, dhe për të treja herët është më tepër një tallje me mësuesit pasi pagat janë rritur gjithmonë në fillim të fushatave zgjedhore”, u shpreh një tjetër.

Në kundërshtim të tyre kryeministri Edi Rama deklaron se rritja e pagave realizohet vetëm në bazë të kontributeve.

“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, kjo është llogaria që duhet bërë. Ka qenë shumë e qartë që në krye të erës edhe në shpjegimin që kemi bërë ne, pra nuk është 7×7=42 e kam fjalën,” tha Rama.

Në premtimet e qeverisë mjekët dhe mësuesit do të ishin prioritet në rritjen e pagave .