Kryemadhi : E rëndësishme për ne është rikthimi i besimit të njerëzve te institucionet

175
Sigal

Në vazhdim të takimt me gratë e qytetit të Përrenjasit, Kryemadhi foli dhe për mungesat e punësimit që përbën një problem të madh për familjet shqiptare.

Pjesë nga takimi :

Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare vuajnë nga mungesa e punësimit. Vuajnë nga diferencimi apo standardizimi i dyfishtë nga sjella e një administrate ndaj të njëjtit problem që mund të kenë dy familje të ndryshme. Më e rëndësishme për ne është rikthimi i besimit të njerëzve te institucionet. Nëse institucionet do të jenë jo vetëm serioze, të pavarura por në shërbim të qytetarëve normalisht që dhe puna e partive do të jetë më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejt me qytetarët. Një nga problemet që kanë sot njerëzit është harresa që i bën politika. Ne kemi një program me pesë pika prioritare, 5 pika të cilat janë shumë të thjeshta për tu realizuar. Realizohen për shkak të vullnetit politik. Ka impakt të drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve. Ka një vizion për të ardhmen për familjet e reja në mënyrë të tillë që të mos ikin nga Shqipëria sepse nuk kanë garanci se ku të lindin dhe të rrisin fëmijët e tyre. Një nga pikat tona kryesore ka të bëjë me uljen e taksës për biznesin, taksa e sheshtë 9% apo dhe pagat deri në 3500 lekë të vjetra. Të mos paguajnë asnjë lloj takse në muaj sepse kjo gjë e bën të pamundur dhe në njëfarë mënyrë krijon një hapësirë dhe mundësi për familjet për të pasur mirëqenie. Ky program shumë i thjeshtë ekonomik jo vetëm që është i perceptueshëm nga njerëzit por është dhe i zbatueshëm nga të gjithë pavarësisht asaj që përfaqësojmë secili nga ne politikisht. Të formalizosh tregun dhe të luftosh informalitetin është betejë ë të gjitha institucioneve shtetërore por më e rëndësishme është që ta realizosh atë. Mos ta realizosh në luftë makabre mes biznesit dhe shtetit por ta realizosh në mirëkuptim midis shtetit biznesit dhe konsumatorit. Një tjetër nga pikat tona kryesore është çështja e arsimit, taksat 1% për arsimit, që do të thotë që të gjitha bizneset e mëdha që kanë turnover mbi 1 miliardë po themi, të paguajnë 1% që të shkojë buxhet i dedikuar vetëm për arsimin. Mos të humbasë në xhepat dhe borxhet që janë të ngritura për shkak të borxhit të lartë që ka akumuluar sot qeveria. Nga ana tjetër është programi Mëso dhe Fito për të gjithë ata profesionistë të rinj që janë në shkolla profesionale dhe që ne kërkojmë ti përfshijmë edhe të jenë në punë ndërkohë që mësojnë që të kenë mundësi të ndihmojnë ekonomikisht familjet e tyre dhe veten e tyre. Përsa i përket gjithë funksionimit të programit tonë, mendojmë që në fund të ditës nuk ka shumë premtime, nuk ka salltanete por është i drejtpërdrejt, i thjeshtë. Ne nuk kemi shpikur rrotën por ama ne do të vëmë mekanizimin që të lëvizim rrotën. Ne i mbajmë premtimet, i qëndrojmë fjalës sonë, i qëndrojmë njerëzit dhe iu krijojmë mundësinë atyre që të qenë të pavarur në mënyrë që të ecin vetë me këmbët e tyre. Fuqizimi i gruas, angazhimi i tyre jo vetëm në procesin e votimit por dhe në vendimmarrje dhe hartimin e politikave do ta bëjë akoma më të emancipuar një shoqëri të tillë siç është shoqëria jonë shumë maskiliste por nuk kemi gjë me burrat. I duam dhe burrat, djemtë, vëllezërit dhe baballarët tanë por të duam më shumë njëra tjetrën, të fuqizojmë dhe përkrahim njëra tjetrën në mënyrë që ti lëvizim gjërat më shpejt.