Kryedemokrati Basha mbledhje me aleatët, zbulohet tema e diskutimit

351
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë aleatët sot në orën 13:00.

Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka dhe përfaqësues nga LSI-ja. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet për situatën ekonomike në vend dhe për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja vjen në një moment kur ka rinisur dialogu për Reformën Zgjedhore mes palëve.

Në takimin e djeshëm të Komitetit të Reformës Zgjedhore u deklarua nga palët se për këtë reformë do kenë një konsensus.

“Takimi i radhës të bëhet përballë dhe që i gjithë procesi të mbarojë më 31 maj,”-kështu deklaroi dje opozita.