Gjermania hap dyert/ Kancelarja Merkel deklaron se nga 7 qershori, punëtorët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi do të pranohen të punojnë legalisht pa viza dhe vetëm me dokumentin e shteteve të tyre

1103
Sigal

Gjermania hap dyert. Nga 7 qershori, jo viza për puntorët nga Shqipëria

Varfëria dhe kriza ekonomike për shkak të epidemise së koronavirusit që ka kapluar botën ,ka  rënduar situatën ekonomike në shumë vende të botës..Me mijëra biznese në të gjithë Shqipërinë prej ditësh kanë mbyllur qepenat.Një perqindje e lartë e njerëzve kanë humbur vendet e punës. Kancelarja Angela Merkel duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, mesa duket ka paraprirë krizën për punëtorë në Gjermani. Merkel ka shpallur zyrtarisht se nga 7 qershori do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre, respektivisht pa pasur pasaportë të BE-së punëtorë nga vende të tjera.Ky lajm padyshim që ka gëzuar qytetarët e   Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së.Kancelarja e Gjermanisë, po paralajmëron krizën më të madhe të Bashkimit Europian që nga krijimi i Unionit më të rëndësishëm politik në botë. Kjo situatë sipas Angela Merkel, është rezultat i pandemisë Covid-19. Megjithatë, politikanja gjermane Viola Von-Cramon , që është raportuese për Kosovë në Parlamentin e Europës, thotë se Merkel do e kryejë një punë që lidhet me Kosovën..

Punëtorët gjermanë përballen me largime nga puna për shkak të Covid-19

Një studim i publikuar këtë të hënë nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike zbuloi se largimet nga puna po përhapen në të gjithë ekonominë e vendit.Sondazhi zbuloi se në prill, 58% e industrisë së hotelierisë; 50% e hoteleve; 43% e agjencive të udhëtimit; dhe 39% e kompanive të automobilave ose larguan punonjësit ose nuk zgjatën kontratat e përkohshme.Shkarkime më të larta se mesatarja po bëhen gjithashtu në shumë sektorë të tjerë por asnjë në farmaceutikë, tha instituti ekonomik.