Kryebashkiaku Veliaj: Takim me homologun e Otavës për kalendarin kulturor: Tirana vitin e ardhshëm merr stafetën si kryeqyteti i Kulturës

92
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndërsa ndodhet në një vizitë dy ditore në Kanada u takua me Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit të Kanadasë së Otavës, zotin Mark Sutcliffe. Në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimit kulturor mes dy qyteteve por edhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve. “Kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi në Otavë, Kryeqyteti i Kanadasë, por edhe një vend një hapësirë e jashtëzakonshme ku komuniteti ynë shqiptar ka ndërtuar një shtëpi, ka ndërtuar një karrierë, ka bërë një biznes, ka shkëlqyer në universitete dhe është meritë edhe e kryetarit të bashkisë. Shumë faleminderit zoti Sutcliffe, për gjithë ekosistemin që është krijuar këtu në Otavë. Shumë prej shqiptarëve që kanë ardhur në vite shumë të vështira të viteve 90-të pas komunizmit, një tranzicion të jashtëzakonshëm dhe fakti që sot janë një histori suksesi jo vetëm e qytetit tuaj por edhe të kombit tonë dhe fakti që sot janë një urë lidhëse natyrisht që unë jam shumë mirënjohës në gjithë punë që bën ambasada jonë, punën që bën ministria e jashtme, kishim ministren tuaj të jashme në Tiranë para pak javësh. Por unë besoj që ura e vërtetë që e lidh Otavën dhe Tiranën, Kanadanë me Shqipërinë janë njerëzit, janë burimet njerëzore. Natyrisht humanizmi i atyre që kanë krijuar histori suksesi si në Mesdhe aty ku jemi ne, ashtu edhe në Amerikën e Veriut ku është edhe Kanadaja. Ju falenderoj shumë! Jam vërtetë shumë mirënjohës dhe mezi pres që në të ardhmen ne të kemi një kalendar të përbashkët. Tirana vjet ka qënë kryeqyteti evropian i rinisë, sivjet është i sportit, ndërkohë që vitin tjetër kemi planifikuar që të jemi kryeqyteti i kulturës dhe do të ishte ideale që nëse ky kalendar kulturor së bashku ku artistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kanadaja, nga Otava dhe Tirana si dy kryeqytetet respektive mund të shkembenin dhe të forcojmë këto lidhje mes dy vendeve.”  – tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.