Kryebashkiaku Veliaj: Së shpejti nis ndërtimi i 2 shkollave të reja

17
Sigal

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi të martën një bisedë me nxënësit ekselentë të gjimnazit “Ismail Qemali”. Kryebashkiaku ndau me ta lajmin e mirë për ndërtimin e dy shkollave të reja. “Një do jetë në zonën e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, që dikur njihej si Poligrafiku, mes shkollës “Abdulla Keta” dhe “Ismail Qemali”, sepse ajo është një lagje e stër-rritur, por do të ketë edhe një tjetër te zona që quhet Spitali i Arabëve, në Sauk. Shkollat “Kosova”, “Osman Myderizi”, “Mihal Grameno” dhe “Bashkim Fino” i çojnë të gjithë nxënësit tek “Ismail Qemali”, ndaj duam ta zgjidhim përfundimisht çështjen e këtyre dy lagjeve për gjimnaze. Kemi zgjedhur edhe terrenet, ndaj është çështje kohe sa të fillojmë investimet. Kemi bërë rreth 40 shkolla, por prapë nuk mjaftojnë, sepse Tirana është rritur aq shpejt vitet e fundit, sa duhet të kapim ritmin e një Tirane të madhe, plus edhe çfarë mund të rritet në vijim, për sa kohë që trendi nuk po ndalet”,- tha Veliaj.