Kryebashkiaku Erion Veliaj: Falë politikave tona fiskale, biznesi i vogël ka patur 14 miliardë lekë më shumë për të rritur aktivitetin prodhues

311
Sigal

Në vitin 2013, 100% e biznesit të vogël ka qenë subjekt i tatim fitimit me 10%.  Gjatë vitit 2006-2013, qeveria e kohës i ka marrë biznesit të vogël rreth 19 miliardë lekë. Gjatë 2014-2019, biznesi i vogël ka paguar më pak taksa, 5.3 miliardë lekë. Pra falë politikave tona fiskale, biznesi i vogël ka  patur 13.7 miliardë lekë më shumë për të rritur aktivitetin. Numri i bizneseve të vegjël në këto vite është trefishuar!  Në fund të vitit 2020 bizneset regjistruan 8,442 të punësuar më shumë krahasuar me dhjetorin 2019. Mbushem plot optimizëm, kur shoh se si lagjja e re “5 Maji”, po merr jetë dita-ditës. Aty do strehojmë familje e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, prandaj po e bëjmë natën ditë dhe po punojmë me super ritëm. Shqipëria e Ardhmja Jonë.