Kristina Morava: Dishnica e lënë në harresë nga mungesa e vullnetit politik dhe politikave klienteliste

253
Sigal

Dishnica ky fshat që është vetëm 3 km larg nga Korça është lënë në harresë falë politikave oligarkike dhe mungesës së vullnetit politik.

Banorët e zonës përballen me problematika të ndryshme në fushën e infrastrukturës, bujqësisë dhe nivelit të ulët së ekonomisë.

Përsa i përket infrastrukturës, vërehet që një pjesë e madhe e fshatit akoma nuk ka të shtruara rrugët kryesore, ku disa rrugë janë nën pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të shiut apo dëborës. Banorët paguajnë pa hezitim taksat por kur vjen momenti për investime as nuk përfillen pasi fillimisht për Bashkinë vijnë interesat e oligarkëve.

Bujqësia gjithashtu është një problematikë tjetër e pashmangshme për fermerët e zonës. Kjo vjen si rrjedhojë e uljes së nivelit të ekonomisë familjare dhe mungesës së tregut për shitje.

Këtu gjithashtu përballemi dhe me papastërtitë e lumit të fshatit, i cili vjen si pasojë e mos ndërhyrjes së politikës Bashkiake, të deri tanishme. Ky është një shqetësim i madh dhe për banorët përreth lumit pasi është dhe nxitës së infeksioneve apo aromës së pakëndshme.

Kështu, e lidhur zinxhir, vjen papunësia dhe nxitja e emigracionit. Sot është koha që banorët e këtij fshati të kenë investimin e merituar. Ne 25 Prill me shumë investim për Dishnicën. Në 25 Prill me shumë shërbime dhe vende pune për të rinjtë.