Borrell: Të mbështesim pa ndërprerje perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

165
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rëndësia e vazhdimësisë për mbështetjen e fuqishme të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor u nënvizua fort edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell në Forumin e 14-të të Dubrovnikut, Kroaci. “Bashkimi Evropian nuk është ende i plotë dhe ai duhet të mbështesë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tij evropiane, përfshirë dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Borrell.

“Ne shohim një dritë në fund të tunelit, megjithëse është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndrojmë vigjilentë dhe të kujdesshëm pasi virusi është gjithmonë i pranishëm, sidomos për shkak të  varianteve të reja. Ndër pasojat e pandemisë është rritja e pabarazive, pasigurisë dhe një bote më pak bamirëse”, theksoi përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell.