Luan Rama: Deformimi i ligjit për Vettingun e policisë është prerje në besë ndaj faktorit ndërkombëtar

500
Sigal

Zevendeskryetari i LSI-se Luan Rama gjate nje interviste per televizionin Abc News foli ne lidhje me ligjin per Vettingun e Policise, deformimet e te cilit i quajti prerje ne bese ndaj faktorit nderkombetar. Luan Rama tha se perpjekjet e qeverise per ta zhbere Vettingun e Policise eshte shfaqja me tipike e hipokrizise se saj.

Pjese nga intervista e Zevendeskryetarit te LSI Luan Rama per Abc News

Pati një debat mes ministrit aktual të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-ministrit Xhafaj për vettingun në polici. Do doja një qëndrim tuajin…

Në fakt ajo çfarë po ndodh, përpjekja e qeverisë për ta zhbërë vettingun e policisë është shfaqja më tipike e hipokrizisë së qeverisë, e cila nëse nga njëra anë trumbeton me të madhe vettingun, luftën ndaj të inkriminuarve dhe të korruptuarve etj, etj, aq sa e ka kompromentuar publikisht dhe politikisht edhe vettingun e drejtësisë duke e paraqitur atë si një aksion të Partisë Socialiste, rasti më i fundit përpjekja për të zhbërë në thelb vettingun e policisë është një tentativë e qeverisë për të joshur dhe stimuluar strukturat e policisë, gjë që dëshmohet edhe nga mesazhet që drejtuesit e policisë iu kanë shpërndarë efektivëve duke iu thënë: rrini të qetë sepse nuk do të ketë vetting për ju. Nuk do të hiqeni nga puna etj, etj, por parimisht është shmangie ndaj një detyrimi ligjor dhe prioritar që ka të bëjë edhe me disa angazhime që Kuvendi i Shqipërisë ka marrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Pyetja e juaj më jep rastin që të konfirmoj se në kohën kur është diskutuar dhe votuar ligji për vettingun e policisë LSI ka qenë kontributore në ligjin e miratuar. Kemi votuar pro këtij ligji dhe madje kemi kontribuar me mbi 40 amendamente në përmirësim të ligjit, me qëllim që standardi i ndëshkrueshmërisë dhe i pastërtisë së figurës së punonjësve që shërbejnë në institucionet e zbatimit të ligjit të jetë një konstante e pandryshueshme dhe që nuk lakohet apo përshtatet në varësi të konjukturave të momentit. Ky është një spekulim i madh, një deformim dhe një mungesë serioziteti përballë detyrimeve që edhe Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Është një prerje në besë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë me të cilët kemi punuar dhe e kemi votuar atë ligj ashtu siç është.