Kreu i FRPD do i bashkohet “Foltores” së Berishës në Shkodër

167
Sigal

Kryetari i FRPD-së së Shkodër, Arvit Bushati do i bashkohet “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë qytet.

Bushati shkruan se ka ardhur koha që një sërë diskutimesh të happen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jenë më të fortë në përballjen me Edi Ramën.

Takimi i Berishës me demokratët në Shkodër, do të mbahet nesër në orën 18:00 në Kinema Millenium.

”Nesër në orën 18:00 do jem në “Foltoren për Partinë Demokratike” që zhvillohet në Kinema Millenium. Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën”.