Aksioni ndaj informalitetit, memorandum bashkëpunimi qeveri-prokurori

Kryeministri Rama, duke u fokusuar në aksionin në fjalë, ka nënvizuar se ka qenë pikërisht bashkëpunimi mes institucioneve që mundësoi arritjen e rezultateve pozitive. “Bashkëpunimi mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë ka qenë baza e suksesit të aksionit ndaj informalitetit në energjitikë. Sot kemi një situatë tjetër në energji, falë uljes drastike të humbjeve dhe transformimit të gjithë sistemit të administrimit. Sot nuk kemi më një sistem që kërkon investim, por një sistem që krijon të ardhura”, ka thënë Rama. 
Një tjetër sektor që sipas shefit të qeverisë realizon një evazion shqetësues është drejtësia, “ku gjyqtarët e korruptuar bëjnë evazion përditë me ligjet e vendit”. “Mirënjohje kryeprokurorit që me shumë vendosmëri ka zbatuar angazhimet e marra në bazë të memorandumit të mëparshëm dhe jam i bindur se të njëjtën gjë do të bëjë për atë që u nënshkrua sot”, ka shtuar më tej Rama. 
Sigal