Endrit Braimllari: Nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare

618
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon atë çfarë kemi thënë prej kohësh.
Më poshtë postimi i plotë:
Shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon atë çfarë kemi thënë prej kohësh.
Dëshmon dhe një herë që bosi i drogës është vetë Kryeministri. Lirimi i kryepolicit nuk e shpëton sepse bosi i drogës është aty në implemetimin e planit të drogës që po e nxin çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare.
Sigal