KQZ voton kundër heqjes së mandatit për Tom Doshin

459
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër heqjes së mandatit për deputetin Tom Doshi. Ky vendim i KQZ u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky vendim u mor në mënyrë unanime, por mund të ankimohet. 

Vendimi i KQZ-së, erdhi pas një kërkese të Prokurorisë, sipas së cilës, deputeti, i cili në zgjedhjet e 25 Qershorit do të garojë për PSD-në në Shkodër, ka pasur një dënim në vitin 1990, i cili bën pjesë në listën e dënimeve që preken nga ligji i dekriminalizimit.
Sigal