Procesi i Vettingut/ Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit takim në Tiranë

424
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i cili do të monitorojë procesin e zbatimit te Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ka mbërritur që prej ditës së djeshme në Tiranë, ndërsa po zhvillon një takim pa praninë e kamerave.
Në mesditë është njoftuar për një deklaratë për mediat për detajet dhe rolin e monitoruesve.
Mësohet se 7 gjyqtarë ndërkombëtarë do kenë rolin e rekomandimeve në proces dhe jo te vendimmarrjes, pasi vendimi për reformën i takon parlamentit shqiptar. ONM vjen në Tiranë për të bërë të besueshëm procesin dhe për të krijuar besim tek sistemi i drejtësisë.
Trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.
Sigal