Korrupsioni “sheshit” në Kadastër duan 4 mln lekë për 1 legalizim

104
Sigal

Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë. Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë dhe se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin, ndaj shqiptarët  por edhe deputetët e majtë ndihen të dorëzuar para këtij fakti. Sipas Kadastrës mbi 15% të pronave u janë zhdukur  dokumentat e dosjes

Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë. Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë. Qytetarët që shkojnë e vijnë me dokumenta në duar shprehen se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin dhe ata ndihen të dorëzuar para këtij fakti.

Në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nën drejtimin e Dallëndyshe Bicit vijon të zbatohet ligji i “xhunglës”. Pas dhjetëra denoncimeve të mbërritura për zvarritje dhe marrjen e zgjidhjeve kur ke mik,  “Ora Neës” ka bërë një investigim të zgjatur në kohë në ASHK.Te dera e këtij institucioni është afishuar njoftimi i drejtueses Dallëndyshe Bici, që mban datën 19.4.2023.Te njoftimi bëhet me dije se aplikimet bëhen vetëm në platformën “e-Albania”, duke shmangur në këtë mënyre kontaktin me punonjësit.

Për më tepër asnjë person fizik apo juridik nuk duhet të lejohet brenda ambienteve të institucionit. Ky njoftim ka vetëm vlerë teorike, sepse praktikisht në ambientet e Kadastrës hyjnë e dalin qytetarë pa pushim.

Roja i lejon qytetarët të futen brenda vetëm pasi drejtorët ose specialistët japin urdhër për t’i takuar në zyrë. Qytetarët shprehen se për një legalizim tarifa është 4 milionë.

“Janë bërë të tërë dhe veç lekët e kanë mendjen, asnjë nuk punon veç pare duan. Kam aplikuar tre herë po në 2014-ën, herën e fundit erdhën dhe më bënë matjet te shtëpia. Ai më tha 4 milionë para 6 muajsh. Po ku t’i marr, i thashë, pensionist jam unë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra Shtetërore, vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë

Apo kam dhe shumë pension, 200 mijë lekë. 20 mijë janë ato se na ka ngelur me Enverin… S’kam çfarë të bëj, kur të vijë radha,- më tha. Dje e mora në telefon, tha hajde njëherë po bisedojmë e ulim tarifën”,- shprehet një qytetar.

Pas disa minutash pritjeje qytetarit i vjen telefonata.

Qytetarët që shkojnë e vijnë me dokumenta në duar shprehen se nuk ka sistem online që e shkul korrupsionin dhe ata ndihen të dorëzuar para këtij fakti.

“E hedhim ne këtë se nuk bëjmë gjë. Nuk gjejmë derman, s’ka rregulla kurrë. Korrupsioni siç ka qenë është. Është bërë më keq. Vetëm të kesh t’i shkelësh me këmbë.

T’i kesh lekët me i shkel. Më vjen gjynah për të rinjtë. Për Zotin, është hajdutllëk i madh, korrupsion i madh, që nuk hiqet dot”,- shprehet qytetarja.

Realiteti imagjinar i Dallëndyshe Bicit për ASHK është ky ku për të shmangur korrupsionin, koridoret e institucionit janë pa qytetarë, sepse shërbimet ofrohen online. Por e vërteta e hidhur është se qytetarët mund të mbarojnë punë vetëm pasi të shkundin xhepat dhe paguajnë “gjobat”0 që i vënë drejtorët ose specialistët.

Kadastra shton shpenzimet për personelin

Qeveria ndryshon buxhetin për agjencinë shtetërore të Kadastrës për vitin 2023. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare për buxhetin e ASHK parashikohet që për periudhën janar-dhjetor 2023, totali i të ardhurave të Kadastrës të shtohet 301,2 milionë lekë, ndërsa shpenzimet të rriten 237,1 milionë lekë.

Prapaskenat e “bllokimit” të kadastrës së pronave

Për agjentët imobiliarë, sistemi i ri i kadastrës për shqyrtimin e aplikimeve sipas algoritmit dështoi. Masa ishte e parakohshme, teksa u zbatua pa u përfunduar dixhitalizimi i dosjeve të pronave. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se nga muaji korrik po përballen me vonesa të gjata që kanë krijuar bllokim të shitjeve. Vonesat me aplikimet pranohen edhe nga noterët. Por për Agjencinë e Kadastrës Shtetërore, pas disa vonesave që u hasën në fillim, shërbimi është normalizuar. ASHK vlerëson se ndryshimi i sistemit ishte i domosdoshëm në luftën kundër korrupsionit. Në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara në 2021 nga Kadastra Shtetërore, vetëm 85% e pronave janë të regjistruara me dosje të plotë.