“Kontrollorët e huaj në Rinas”, Presidenti Ilir Meta: Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar

312
Sigal

Presidenti Ilir Meta është i ftuar mbrëmjen e sotme në një emisionin televiziv. I pyetur nga moderatori në lidhje me deklaratën e sotme të Ramës, Meta u shpreh se kjo ishte një deklaratë rrumpallë.

Ndërkaq, Meta tha se ka një lajm të zi për Ramën, i cili është se zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen.

‘Nuk ka deklaratë më rrëmpalle se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj presidentit të republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar.

Unë kam një lajm të zi, zgjedhjet e 25 prillit do të mbahen dhe është lajm i zi për të gjithë ata që urrejnë demokracinë, shtetin e të drejtës, zgjedhjet’,- deklaroi presidenti Ilir Meta në prononcimin e tij.

Më tej, Presidenti Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me sjelljen e kontrollorëve të huaj në Shqipëri.

‘Mund të ketë qenë një skenar i paramenduar’ deklaroi Presidenti Meta gjatë përgjigjes së tij.

Gjatë deklaratës së tij, Kreu i Shtetit deklaroi se ‘është e qartë se ka pasur një mungesë vullneti për të zgjidhur këtë situatë që ka nisur që në vitin 2018’.

Meta theksoi se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një Bangladesh, pavarësisht se më herët është bvërë bahçe e krimit të organizuar, kanabisit etj.

‘Përralla të tilla me grushte shteti do të dëgjoni shumë dhe lajme që i shpërndante dje qeveria që ushtria kishte kishte pushuar kullën, por këto nuk ndodhin’,- tha Presidenti i Republikës, Ilir Meta.