Motori del nga rruga, plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

72
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mollas të Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një motori nga rruga, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të para mësohet ata janë transportuar për në spitalin e Elbasanit, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.