Kongresmeni Eliot Engel dhe ambasadori Lu takim me Bashën

552
Kongresmeni i SHBA Eliot Engel po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu po zhvillojnë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi i Eliot Engel dhe Donald Lu me kreun e PD zhvillohet vetëm pak ditë pas miratimit të ligjit të Vetingut, që është hapi i parë i zbatimit të Reformës në Drejtësi. Partia Demokratike nuk e votoi, ndërsa ligji u miratua me 88 vota nga PS-LSI dhe PDIU.
Pas takimit me Bashën, në orën 15:00 Eliot Engel do të zhvillojë edhe një me ish-kryeministrin Berisha. Eliot Engel ndodhet në Shqipëri, pasi sot do të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ i Lezhës. Kongresmeni i SHBA do të nderohet për rolin e luajtur në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi i Këshillit Bashkiak Lezhë

Bashkia Lezhë dhe Këshilli Bashkiak nderojnë dy personalitete të njohura për kontributin e mbrojtjes së çështjeve të shqiptarëve
1- Z. Eliot Engel , Qytetar Nderi i Lezhës
2- Z. Harry Bajraktari, Mirënjohje e Bashkisë Lezhë
Bashkia Lezhë, njofton se me datë 1 Shtator 2016, ora 12:00 në prani të Këshillit Bashkiak, Kryetarit të Bashkisë, deputetëve të qarkut ,të ftuarve dhe miqve, organizon brenda zonës Memorialit të heroit tonë Kombëtarë,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, një veprimtari nderuese të Kongresmenit Amerikan, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri – Amerikë në Kongres, të nderuarin Z. Eliot Engel.
Zoti Eliot Engel, një mik i rrallë i shqiptarëve në tërë Ballkanin dhe më gjërë ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e miqësisë së vendit tonë me aleatin tonë më të madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai, po ashtu,është i njohur për ndihmesën e dhënë në Kongresin dhe në Administratën Amerikane për çlirimin e Kosovës dhe më pas njohjen e Pavarësisë së saj nga SHBA. Kongresmeni Engël shoqërohet nga Z.Harry Bajraktari, një aktivist i njohur shqiptaro – amerikan i çështjes shqiptare për dekada të tëra. Veprimtarinë e nderon Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHTZ. Donald Lu.
Këshilli Bashkiak i Lezhës me vendim Nr. 182 dhe 183 datë 29.08.2016 i ka nderuar këta dy personalitete me titujt:
Z. Eliot Engel – Qytetar Nderi i Lezhës
Z. Harry Bajraktari – Mirënjohje e Bashkise së Lezhës.
Ky vlerësim do të memorizohet në kujtesën historike të qytetit të Besëlidhjes!
Sigal