Investigimi për vjedhjen e votave. Presidenti Meta: Gazetaria shqiptare ka nevojë për gazetare si Klodiana Lala

287
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka uruar gazetaren Klodiana Lala për marrjen e çmimit të parë nga BE për gazetarinë investigative. Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shprehet se Klodiana Lala me punën e saj ka hedhur dritë mbi dosjet e Durrësit, Shijakut, Dibrës, Kavajës e Lezhës, por në tërësi mbi fenomenin kanceroz të blerjes së votave që do të marrë fund njëherë e përgjithmonë në 25 prill 2021.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

Urime të përzemërta gazetares së mirënjohur, Klodiana Lala, për çmimin e parë të fituar në konkursin e BE-së për gazetarinë investigative, për shkrimin: “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”.

(Link, shkrimi i Klodiana Lalës që u vlerësua me çmim) 👉 Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave

E përgëzoj Klodianën për punën, përkushtimin dhe kurajon e treguar, jo vetëm për të hedhur dritë mbi dosjet e Durrësit, Shijakut, Dibrës, Kavajës e Lezhës, por në tërësi mbi fenomenin kanceroz të blerjes së votave që do të marrë fund njëherë e përgjithmonë në 25 prill 2021.

Mirënjohje për të gjithë angazhimin e saj si misionare e fjalës së lirë, në funksion të informimit të drejtë e të paanshëm, gjithmonë në mbrojtje të interesit publik.

Gazetaria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë për modelin e gazetarëve të vërtetë dhe kurajozë si Klodiana Lala!