Kongresmeni amerikan Eliot Engel intervistë me Janusz Bugajski në “AS” tv

491
Sigal

Kongresmeni i njohur amerikan, Eliot Engel  dha një intervistë nga Uashingtoni  te “Bugajski Hour”për  televizionin shqiptar “Albania Screen”  me gazetarin e mirënjohur Janusz Bugajski. Ndër të tjera,  kongresmeni amerikan Eliot Engel tha: “Mendoj se Shqipëria ka përparuar shumë. Sigurisht, ka ende vend për përmirësim dhe kjo kërkon kohë. Nëse hidhni një prapavështrim në Shqipërinë e vitit 1989, kur unë u zgjodha  në Kongres dhe ta krahasoni me Shqipërinë e tanishme të vitit 2012, duket si nata me ditën. Herën e parë që vura këmbë në Shqipëri ishte në vitin 1993. Më kujtohet kur erdha në Tiranë dhe dukej shumë ndryshe nga Tirana e tanishme. Më kujtohet që ndenja në shtëpinë e pritjes së Enver Hoxhës, e cila s’ishte shumë e bukur,por të gjithëve u dukej e mrekullueshme në atë kohë. Përshtypja ime e parë kur erdha në Shqipëri për herë të parë ishte kur fola para turmës së njerëzve dhe të gjithë brohorisnin: “SHBA!” Sigurisht, e njoh shumë mire kulturën shqiptare pasi vij nga qyteti i Nju Jorkut dhe shumë nga miqtë e mi të afërt, të cilët i kam pasur miq me vite, janë shqiptaro-amerikanë. Megjithatë kur shkon në Shqipëri në disa vende amerikanët mirëpriten më me përzemërsi dhe më me ngrohtësi se vetë shqiptarët. Kjo është një ndjesi e mrekullueshme. Jam ndjerë krenar në Kongres gjatë gjithë këtyre viteve që kam qenë në funksion të Bashkëkryetarit të Komitetit  Drejtues për Çështjet e Shqipërisë, të cilën e themelova në vitin 1989, si dhe që kam qenë  përkrahës i Shqipërisë, I shqiptarëve të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Këto janë çështjet e rëndësishme Të cilave duhet t’u jap përparësi. Kur e sheh Shqipërinë tani, që është anëtar krenar i NATO-s, dhe shpresojmë që së shpejti të anëtarësohet dhe në BE, e dimë që Shqipëria është angazhuar që të integrohet në Aleancën Perëndimore, si anëtare e NATO-s. Kur e mendon, në vitet 1950-të dhe 1960-të kam qenë fëmijë. Më kujtohet që kam mësuar se Shqipëria ishte vendi më i shtypur nga të gjitha vendet komuniste në Evropë dhe ishte aleate me Kinën pasi Bashkimi Sovjetik ishte mjaft dogmatik për komunistët shqiptarë.  Nëse më kujtohet mirë, më pas Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën pasi mendonte se Kina ishte mjaft dogmatike